
Deçiq dhe Struga janë eklipet shqiptare që kanë arritur të fitojnë titullin kampion përkatësisht në Malin e Zi dhe në Maqedoni. Një sukses i jashtëzakonshëm, e skuadrat shqiptare që mbajnë lart flamurin shqiptar.
Pikërisht për këtë Ballkani ka bërë një postim, ku i uron dy ekipet për titujt e fituar. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u shpall ditën e djeshme kampion për herë të 3-të rresht në Kosovë, duke bërë një sezon mjaft të mirë në kampionat.
Në këto kushte titujt bëjnë bashkë shqiptarët, me Ballkanin që thekson se shpallja kampion e ekipeve në Malin e Zi dhe Maqedoni është tregues i seriozitetit dhe investimit të madh të bërë nga klubet.
“Sukseset e shqiptarëve në futboll po rriten nga viti në vit. Ky progres na gëzon të gjithëve e na frymëzon për kapituj të ri progresi.
Kemi kënaqësinë që ta urojmë për shpalljen kampion historik në Mal të Zi, skuadrën Deçiq, me në krye presidentin Pal Dreshaj.
Ky sukses është rezultat i punës së madhe dhe investimit serioz, andaj përgëzime.
Poashtu urojmë për mbrotjen e titullit në Maqedoni të Veriut, skuadrën e Strugës me presidentin Arbtrim Qira.
Ju lumtë për punën e gëzofshi edhe shumë suksese në vazhdim.
Fc Ballkani ????”, shkruajnë kampionët e Kosovës.
View this post on Instagram