Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Tifozët iu kthyen kundër, ish-deputeti shqiptar në mbështetje të Xhakës: Ata që të fëshkëllyen janë trushplarë, llumi i shoqërisë tonë

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët iu kthyen kundër, ish-deputeti shqiptar në
Granit Xhaka - Bekim Haxhiu/ Fotomontazh

Situata e krijuar nga tifozët “Dardanë” ndaj Granit Xhakës ka “shtangur” të gjithë. Fëshkëllimat ndaj tij pas çdo prekje topi kanë “pushtuar” mediat sportive dhe jo vetëm.

Ky veprim ka prekur edhe politikën. Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar për këtë duke thënë se ata që mbrëmë e fëshkëllyen Granit Xhakën janë trushpëlarët që nuk përfaqësojnë askënd dhe janë llumi i shoqërisë tonë.

“Krenar deri në qiell me ty, Granit Xhaka!

Ata që mbrëmë të fishkëlluan, Granit, janë njerëz të mbushur me negativitet, trushpëlarët që nuk përfaqësojnë askënd, veçse llumin e shoqërisë tonë. Janë po ata që hedhin baltë mbi UÇK-në dhe mbi vlerat tona kombëtare.

Por ti, Granit, je shembull i forcës, karakterit dhe krenarisë shqiptare.

Vazhdo të shkëlqesh, kapiten!

Suksese dhe shëndet në Botërorin 2026”, ka shkruar Haxhiu.

Kujtojmë se Kosova dhe Zvicra nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në “Fadil Vokrri”, ndeshja e fundit në këto kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Poll

Lexo gjithashtu