
Rumania luan me Kosovën dhe orët sa vijnë e ikin. Është një sfidë me shumë interes dhe me stadium të tejmbushur. Një fakt interesant vjen nga Federata Rumune e Futbollit.
FRF kërkoi nga administratorët e “Arena Nationala”, ose thënë ndryshe Arena Kombëtare që stadiumi kryesor i vendit të hiqte çatinë. Kujtojmë që çatia rri e mbyllur shumicën e kohës në stadium, por mund të çmontohet pasi është e zhvendoshme. Stadiumi në fjalë është më i madhi në vend.
Përgjigja u mor shpejt dhe ishte negative. Pra, takimi i Kosovës do të luhet me stadium të mbyllur nga sipër , pak a shumë si ai në Amsterdam. Protokolli i arenës parashikon që çatia nuk mund të funksionojë mirë gjatë dimrit.
Në momentin e ndeshjes parashikohen temperatura të ulta e ndaj mbyllja shënon edhe motin si faktor. Era nuk depërton në impiant dhe në rast shiu e mbron ambientin e brnedshëm duke krijuar kushte më komode. Për këto arsye erdhi ky vendim nga drejtuesit e impiantit nacional.