
Kosova
Kosova ka publikuar listën e të grumbulluarve për duelet me Slloveninë në “Fadil Vokrri” dhe Suedinë në transfertë. Franco Foda ka vendosur të ketë nën urdhrat e tij 27 futbollistë.
Për herë të parë ftesën e “Dardanëve” e ka siguruar Albian Hajdari, i cili vetëm pak ditë më parë vendosi të lërë Zvicrën për Kosovën. Ndërkohë është rikthyer në ekip Milot Rashica.
Gjithashtu pjesë e këtij grumbullimi do të jetë edhe Edon Zhegrova. Ky i fundit u përfol ditën e djeshme se nuk do të ishte pjesë e “Dardanëve”, por gjithçka tashmë ka marrë fund dhe Foda do të mbështet edhe te shërbimet e lojtarit të Juventusit. Ndërkohë për shkak dëmtimi mungon Amir Rrahmani.

Poll