Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Replikat Rumani-Kosovë nuk ndalen, gazetarët rumunë rikujtojnë takimin e parë: Na thërrisnin 'ciganë'

Shkruar nga NEWSPORT
Replikat Rumani-Kosovë nuk ndalen, gazetarët rumunë
Rumani-Kosovë

Çështja e ndeshjes Rumani-Kosovë veç të mbyllur që nuk ka. Të dy palët kanë argumentat e tyre dhe e shohin vendimin e UEFA-s në këndvështrime të ndryshme.

Rumunët pas fitores së takimit të Bukureshtit e quajnë si të fituar këtë ‘muhabet’ dhe ndaj mendimit ndryshe hedhin një hipotezë të re. Mediat sportive në vendin ballkanik kujtojnë se njerëzit në Kosovë kënduan fyrje raciste kundër kombëtares rumune dhe fërshkëllyen himnin.

Gazetarët në Rumani shprehin mendimin se në atë rast UEFA nuk ndërveproi e ndaj Kosova mos të ankohet për ndodhitë në ndeshjen e fudnit mes 2 kombëtareve.

“Ndeshja e zhvilluar në Prishtinë pati turbulencat e saj. Rumanisë iu desh të durojë një sjellje krejtësisht armiqësore nga tribunat. U dëgjuan fjalë fyese si ‘ciganë’ gjatë gjithë takimit nga tifozët e pranishëm në stadium.

UEFA nuk e dënoi Kosovën për sjellje diskriminuese në këtë rast, ndërsa për rastin e fundit çdo gjë u mbajt shënim në Arenën Kombëtare. Kosova u sanksionua me gjysmën e shifrës që Rumania është e detyruar të paguajë.”, u shpreh një media rumune sportive.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga