
Kosova ka një ndeshje shumë të fortë këtë muaj ndaj Rumanisë. Kjo është një përballje e nxehtë jo vetëm prej mentalitetit ballkanas, po edhe sepse janë 2 skuadrat më në gjendje të mirë në grup.
Trajneri i Kombëtares rumune, Mircea Lucescu ka dhënë një mesazh për tifozët në Bukuresht që do të jenë të pranishëm. Ish-tekniku i Dinamo Kiev i druhet përplasjeve, si pasojë e banderoalve tendecioze që rumunët vendosin kundër simboleve të Kosovës.
“Kemi nevojë për mbështetjen e publikut, duam atmosferë entuziaste. Do të përpiqemi të fitojmë grupin.Në Kampionatin Europian të gjithë i përgëzonin fansat tanë, ndaj këtë lloj sjellje dëshiroj përsëri.
Nuk ka nevojë për tensione. Le të qëndrojmë brenda kufijve të sportit. Inkurajimi duhet të bëhet në atë mënyrë që futbollistët të ndiejnë praninë e plotë të publikut.”, u shpreh Lucescu për FRF TV, stacioni publik i Federatës së Rumanisë.