
FC Drita
Në pritje të nisjes së Superligës së Kosovës, ekipi i Dritës ka zhvilluar ditën e sotme një miqësore ndaj skuadrës Iberia 1999 Tbilisi, e cila ka përfunduar në barazim me shifrat 1-1.
Ekipi nga Gjilani arriti të prishte ekuilibrat në këtë takim duke realizuar me mesfushorin Albert Dabiqaj. Megjithatë, festa e Dritës do të prishej shumë shpejt, pasi Mamageishvili vendosi baraspeshën për vendasit, ndeshje e cila u mbyll vetëm 1-1.
Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani po kalon një moment mjaft të mirë këtë sezon duke kryesuar Superligën e Kosovës me 40 pikë të plota, shtatë më shumë se Ballkani ndjekës.
Poll