Kosova 0-3 Rumania
(Man 40', R. Marin 51'P, 82')
Nations League: Liga C
Grupi 2: Ndeshja 1
Stadiumi: Fadil Vokrri
Arbitër: A. Aghayev (Azer)
Kosova mposhtet nga Rumania në ndeshjen e parë të Nations League. Dardanët humbëm me rezultatin e thellë 0-3 në një ndeshje për t’u harruar. Pjesa e parë duket se nis mirë me disa inkursione pozitive të vendasve, por mjafton 1 gol për të gjunjëzuar çdo lojtar në fushë.
Që pas golit të pësuar, ndeshja mori tatëpjetën me Rumaninë që ishte e ‘lirë’ të bënte ç’të donte në gjysmëfushën kundërshtare. Rumunët shënuan 2 herë të tjera falë pakujdesisë së prapavijës dardane duke mbyllur llogaritë e sfidës.
Kosova pati disa raste flagrant, por mënyra e konkretizimit të aksionit lë për të dëshiruar me veprime të turpshme para portës.
Një humbje që dhemb përpara tifozëve dardanë të cilët kishin mbushur stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja e rradhës e Kosovës do të jetë ndaj Qipros në transfertë të hënën.
Formacionet zyrtare:
Kosova (4-4-2) – Muric; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Zhegrova, Berisha, Rexhbecaj, Rashica; Muriqi, Asllani. Trajner: F. Foda
Rumania (4-3-3) – Nita; Ratiu, Dragusin, Burca, Bancu; R. Marin, M. Marin, Stanciu; Man, Dragus, Mihaila. Trajner: M. Lucescu
GOLAT: