Leard Sadriu dhe Vangjel Zguro kur ishin pjesë e Skënderbeut
Mbrojtësi kosovar Leard Sadriu, pritet që të largohet nga ekipi rumun, FC Arges pjesë e të cilit është prej 6 muajsh. Gjatë kohës kur luajti për Arges ai bëri 17 paraqitje në lojë. Ndër to 16 i ka në kampionat dhe tjetrën në Kupën e Rumanisë.
Në të gjitha ndeshjet ai ka bërë mjaft mirë, fakt ky i cili e ka bërë të lakmohet dhe nga klubet e tjera. Konkretisht Sadriu pritet t'i bashkohet skuadrës Holstein Kiel, në Bundesligën 2.
Dakordësia mes Sadriut dhe klubit gjerman është arritur, ndërsa lojtari po pret që dy Arges dhe Holstein Kiel të gjejnë marrëveshjen përfundimtare.
Rikujtojmë se 24-vjeçari Sadriu, përpara se të bëhej pjesë e klubeve rumune ka luajtur për Skënderbeun dhe Shkëndijën.
Poll
