Albion Rrahmani nuk po kalon një moment të mirë, teksa së fundmi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Shqiptari u zëvendësua mbrëmjen e djeshme pas 24 minutash lojë në sfidën që Sparta Pragë barazoi 0-0 me Rakow në Conference League.
Në lidhje me gjendjen e tij ka folur trajneri i skuadrës së Sparta Pragë, Brian Priske. Ky i fundit ka theksuar se sulmuesi ka probleme me frymëmarrjen që kur iu bashkua skuadrës pas ndeshjeve me Kosovën në muajin tetor.
“Nuk e di saktësisht cili është problemi, por që nga java e kaluar aktualisht që prej pushimit ndërkombëtar ka pasur disa probleme me frymëmarrje. Nuk e di, por nuk ishte mirë në lojë.
Ka marrë infeksione javët e fundit, duke marrë antibiotikë. Ai u ndje se mund të luante, por fatkeqësisht që nga fillimi i lojës nuk ishte”, ka theksuar trajneri i Sparta Pragë.

