Kalendari futbollistik i Kosovës, sot ka në program zhvillimin e gjashtë ndeshjeve të fazës së 1 të 16-ave në Kupën e Kosovës. Kjo fazë nisin të mërkurën me 9 ndeshje, ku nuk pati ndonjë befasi ndërsa favoritët avancuan me pikët.
Klubet e Superligës si Drita, Ballkani, Gjilani, Llapi, Dukagjini, Malisheva, Prishtina e Re, Drenica dhe Ferizaj kaluan në fazën e 1/8-tës duke eliminuar kundërshtarët e tyre që ishin të gjithë nga Liga e Parë.
Ndërsa çiftet rivale si Liria-Suhareka, Flamurtari-Vushtrria, 2 Korriku-Dinamo, KEK-u-Vëllaznimi dhe Istogu-Feronikeli do të luajnë sot për një vend në 1 të 8-tën.
Të gjitha përballjet e sotme janë programuar të fillojnë nga ora 12:30, ndërsa nesër do të jetë dhe ndeshja e fundit mes dyshes Kika –Trepça.
