Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Karton i kuq dhe disavantazh prej 2 golash, "Dardanët" e rinj befasohen nga baltikët

Shkruar nga NEWSPORT
Karton i kuq dhe disavantazh prej 2 golash, "Dardanët" e rinj
Estoni U-21 - Kosovë U-21, Talin

Kosova U-21 ka humbur ditën e sotme sfidën ndaj Estonisë, në kryeqytetin Talin. “Dardanët” e rinj kanë bërë një pjesë të parë amatoreske duke marrë dy gola. Takimi u mbyll në shifrat 3-1 për shtetin baltik.

Në të dytën Avdyli shënoi për ta në minutën e 77’, por ishte tepër vonë për të hyrë në atmosferën e lojës. Gjithashtu, 21 vjeçari Yll Ibrahimi që aktivizohet me Dritën mori një karton të kuq në minutën e 70’, ëka e paralizoi ekipin dhe e la me 2 qendërmbrojtësa në fushë nga 3 që e nisën takimin.

Kosova priste të merrte fitorën ndaj një kundërshtari të kalueshëm por nuk ia doli dot dhe ngel në kuotën e 12 pikëve. Me 3 pikë në xhep “Shpresat” do të kapërcenin ballkanasit e tjerë të Bullgarisë dhe do të dilnin në vend të 3-të në grupin D. Edhe me humbje gjithsesi, kosovarët ruajnë pozitat e njëjta duke lënë mbas veti estonezët.

Kombëtaret e moshave të Kosovës vazhdojnë “gjumin” dhe pas një barazimi të 17-të vjeçarëve pak orë më parë, tani e kanë radhën ata pak më të rritur të U-21 që të zhgënjejnë kur të gjithë prisnin një fitore të garantuar.

REZULTATI:

ESTONIA 3-1 KOSOVA (Teevali 21’ pen, Kristal 44’, Usta 87’/ Avdyli 77’)

RENDITJA:

GJERMANIA U-21 26 PIKË

POLONIA U-21 22 PIKË

BULLGARIA U-21 13 PIKË

KOSOVA U-21 12 PIKË

ESTONIA U-21 7 PIKË

IZRAELI U-21 4 PIKË

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga