Fisnik Asllani po shkëlqen me Hoffenheim në këtë sezon në Bundesligë. Falë paraqitjeve të tij, shumë klube të tjera janë vënë në “ndjekje” për të siguruar shërbimet e tij.
Prej ditësh është përfolur se Barcelona ka një sy te shqiptari, pasi e shikojnë si një alternativë pëer Roberto Lewandowskin dhe një futbollist për të ardhmen.
Por tashmë sipas “TRB Sport” bëhet me dije se edhe Aston Villa, Chelsea dhe Tottenham kanë kthyer fokusin te Asllani. 23-vjeçari ka shënuar 4 gola në 7 ndeshje, ndërsa ka shënuar edhe 2 gola me Kosovën në kualifikueset e Kupës së Botës.
Një merkato e “nxehtë” do të jetë kjo për Asllanin dhe nëse vazhdon kështu me paraqitjet e tij padiksutim që e ardhmja e tij do të jetë në Premier League ose në La Liga.
