
Mourinho, Munishi dhe Guardiola
Dukagjini po shkëlqen në Superligën e Kosovës, duke kryesuar i vetëm pas 4 javësh kampionat. Fitorja e fundit ndaj Ferizaj ka rritur optimizmin, aq sa trajneri karizmatik Ismet Munishi i ka quajtur lojtarët e tij “luana”:
“Ju lumtë, Luana! Kjo ishte ndeshja më e mirë prej se unë e udhëheqi KF Dukagjini. Karakter, forcë, disiplinë. Nuk keni parë gjë akoma, lufta sapo ka filluar!”.
Deklarata bombastike të Munishit nuk janë diçka e panjohur për publikun. Në studiot televizive, ai e ka krahasuar veten edhe me “legjenda” aktive si trajneri, konkretisht me Pep Guardiola apo Jose Mourinho.
Poll