
Drita - Prishtina
Drita është mposhtur në shtëpi nga Prishtina, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Sfida e zhvilluar në qytetin e Gjilanit, përfundoi 0-1 në favor të kryeqytetasve.
Golin e vetëm për prishtinalitë dhe të sfidës e shënoi Ardian Muja. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e 6-të të takimit, duke kthyer në gol një penallti, nga e cila erdhi një fitore e rëndësishme.
Me këtë fitore, Prishtina afrohet më shumë me finalen e Kupës së Kosovës, ku nga fitimi i saj do të tentojë pjesëmarrjen në kupat e Evropës. Kujtojmë se sfida e kthimit do të luhet më 23 prill në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Poll