Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Ballkani ia bën "ferr" Dritës dhe mban hapur garën, Dukagjini zhyt drejt "greminës" ish-skuadrën e Nevil Dedes

Shkruar nga NEWSPORT
Ballkani ia bën "ferr" Dritës dhe mban hapur garën,
Ballkani, Dukagjini - Ferizaj

Ballkani nuk ka ndërmend të heq dorë nga titulli në Superligë, pasi mposhti në transfertë Drenicën me rezultatin e ngushtë 2-1, për llogari të javës së 31-të.

Golat e Domgjonit dhe Alidemës mjaftuan për miqtë që të merrnin tre pikët, teksa shkojnë në 55 pikë, 5 më pak se kryesuesit e Dritës (60 të tilla), me garën vijon të jetë ende e hapur dhe e fortë mes këtyre dy skuadrave. 

Me të njëjtin rezultat "fotokopje" u mbyll dhe sfida mes Ferizajt dhe Dukagjinit, përfunduar në favor të këtyre të fundit. Kështu, ish skuadra e trajnerit Nevil Dede konfirmon krizën e rezultateve dhe qëndron sërish në zonën e ftohtë të rënies një kategori më poshtë, duke qëndruar në kuotën e 33 pikëve në vendin e 9-të, ndërsa Dukagjini shkon në 41 pikë dhe i largohet në njëfarë mënyre këtij rreziku. 

Poll

Lexo gjithashtu