Ditët e fundit kanë qenë më të ‘nxehtat’ në rrjet, për shkak të deklaratës të bërë disa ditë më parë nga ish-arbitri në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit u shpreh me fjalët ofenduese që “Shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë i shesin në serb”, gjë e cila solli shumë reagime dhe sulmime ndaj Hajdarit.
Në lidhje me këtë çështje, është vetë presoni në fjalë që ka kërkuar falje publike në emsionin “People” në EuronewsAlbania. Hajdari thotë që nuk kishte të bënte fare me politikën dhe se deklarata e tij ishte e pavend.
“Nuk kam pasur qëllime të futem në politikë apo të bëja ndasi. Jo për Prokurori apo diçka, por mua më vjen turp nga vetvetja. Prokuroria është gjëja e fundit, por mua më vjen turp. Unë kërkoj falje publike gjithë popullit dhe kanë pasur të drejtë të ofendohen dhe të reagojnë. Unë hera e parë në televizion që kam përmend diçka të tillë. I kam përmendur 100 të mira që m'i ka bërë Shqipëria”, tha Hajrizi.