Një deklaratë e bujshme po aq dhe skandaloze është bërë së fundmi nga eksperti i arbitrimit në Kosovë, Hajriz Hajdari. Ky i fundit, i ftuar në emisionin “Dueli Sportiv”, ka sulmuar ashpër shqiptarët e Shqipërisë.
Ish-arbitri ka thënë se në Shqipëri u intereson vetëm leku dhe asgjë tjetër. Hajrizi shton se shqiptarët e Shqipërisë edhe gratë e tyre i shesin te serbët, duke marrë parasysh emërimin e Aleksander Veselinovic si trajner i Partizanit.
"Në Shqipëri iu intereson leku, s'i intereson kujt ç’ka bën, tek bën, këta edhe gratë i shesin për serb, i shesin... dita-ditës. Nuk është ndonjë telash i madh për ta, ata lidhin dhe familje me ta (serbët), s'e lëre mo me i marrë paret e me udhëheq një ekip, duhet me u mësu, ka kalu ajo kohë", tha ai ndër të tjera.