Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

4 pikë pas 4 ndeshjesh, Shkëndija luan “finalen” ndaj kryeqytetasve; trajneri Jeton Beqiri: Jemi të fortë në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
4 pikë pas 4 ndeshjesh, Shkëndija luan “finalen” ndaj
Trajneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri

Sfida mes Shkëndijës dhe Sllovakisë, do të luhet nesër në orën 18:45, në Bratislavë. Duel ky i cili është i vlefshëm për javën e 5-të të Conference League. Pasi Shkëndija sot ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore për duelin e nesërm, klubi ka dalë në një konferencë për shtyp.

Trajneri Jeton Beqiri është treguar realist sa i takon kundërshtarit, pasi i konsideron si një ekip shumë cilësorë. Ndër të tjera ai shprehet se kur luajnë në “shtëpi” marrin gjithmonë rezulate pozitive, gjë të cilën e shpreson dhe për nesër.

 “Mendoj se është rasti i parafundit i Shkëndijës sa i përket kualifikimit në mesin e 24 skuadrave që do të vazhdojnë më tej. Unë jam i mendimit se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht shumë cilësor që vitin e kaluar ishte edhe në grupet e Ligës së Kampionëve, por gjithmonë kur luajmë si vendas kur luajmë në Shkup kemi paraqitje pozitive. Edhe kundër ekipit të Slovan Bratislavës, shprsoj që ekipi të shprehet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe jam me besim të lartë”, u shpreh 43-vjeçari.

I pyetur për gjendje e skuadrës, timonieri skuadrës theksoi se 'meraku' i vetëm është mungesa e mesfushorit, Adamu Alhassan dhe mbrojtësit Fabrice Tamvba.

 “Sa i përket grupit të futbollistëve, kemi pengesa si gjithë skuadra në këtë fazë. Për ndeshjen e nesërme nuk do të kemi mundësi të llogarisim te mesfushori Al Hasan për arsyje të tre kartonave të verdhë dhe Tambën për shkak të dëmtimit”, ka përfunduar trajneri.

Rikujtojmë se ekipi nga Tetova, aktualisht ka 4 pikë pas 4 ndeshjesh.

Poll

Lexo gjithashtu