E shtuna e sotme, ka të rezervuar 3 ndeshjet e radhës sa i takon javës së 16-të Superligës së Kosovës. 6 skuadra të cilat premtojnë shumë dinamikë në përballje me njëra-tjetrën.
Kryesorja e ditës mbetet sfida mes Dukagjinit dhe Dritës, ku këta të fundit me patjetër hyjnë në fushë për fitore. Jo aq lehtë kjo pasi rivali i saj, Dukagjini ka ditur të bëj mjaft mirë me 3 fitore në seri.
Dueli i dytë do të përfaqësohet nga përballja mes Ballkanit dhe Prishtina e Re e cila do të luhet në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë. Pak por e sigurt, do të jetë një ndër ndeshjet më “agresive” pasi të dyja skuadrat janë më 26 pikë në renditje dhe kanë ditur të bëjnë mirë në fushë.
Ndeshje e fortë pritet të jetë edhe ajo mes Malishevës dhe Drenicës, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj”. I duhet patjetër sot një fitore Drenicës, nëse do që ta shikojë veten jashtë zonës së ftohtë.
Të gjitha ndeshjet janë të parashikuara të luhen në orën 13:00.
