
Orges Shehi
Ballkani e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri në Superligën e Kosovës duke marrë 12 pikë në 6 javët e para. Klubi shqiptar arriti dhe ditën e sotme një fitore të rëndësishme ndaj Dritës me shifrat 2-0.
Padyshim një punë e madhe e trajnerit Orges Shehi, i cili sot feston ditëlindjen e tij. Klubi i Ballkanit e ka surprizuar ish-trajnerin dhe lojtarin e Superiores duke i bërë një urim të veçantë në rrjetet sociale.
“Sot trajneri ynë Orges Shehi feston ditëlindjen! I urojmë shëndet dhe shumë vite të lumtura e mbushura me arritje!”, shkruan Ballkani. Shehi e mori drejtimin e Ballkanit në dhjetor të vitit të kaluar, duke i drejtuar në 29 paraqitje.
View this post on Instagram
Poll