
Pranimi i Kosovës nga UEFA dhe FIFA do të mundësojë që skuadrat e shtetit fqinj të luajnë në Champions dhe Europa League sezonin e ri. Por, për t’u shfaqur sa më të fortë dhe të denjë për të arritur tre vendet e para të renditjes, klubet kosovare kanë hedhur sytë nga tregu shqiptar. Gjatë viteve të fundit ne veç kemi marrë lojtarë nga Kosova, ndërsa ka nisur të ndodhë dhe e anasiellta.
Ofertat e para në drejtim të lojtarëve shqiptarë kanë ardhur. Arenc Dibra dhe Alsid Tafili kërkohen nga Liria e Prizërenit, ndërsa të dy janë në kontratë me ekipin shkodran. Veç Lirisë së Prizërenit, ekip i interesuar është Vllaznimi i Gjakovës, i cili po bën oferta të pëlqyeshme.
Poll