"Kosova është Serbi", FFK reagon për thirrjet raciste në Sllovaki
Një rast shumë i shëmtuar ka ndodhur sot në ndeshjen midis Slovan Bratislavës dhe Feronikelit që përfundoi me rezultatin 2-1 në favorin e vendasve. Takim ishte i vlevshëm për tyrin e dytë paraeliminator të Europa Leagues. Me gjithë paralajmërimin që klubi sllovak bëri të mos kishte thirrje raciste ndaj Kosovës apo lojtarëve që ishin në fushë, tifozët e e tyre nuk kanë vepruar kështu.
Në stadium janë bërë thirrje raciste, janë parë banderola dhe flamurë të ndryshëm, të mbulluar nga mbishkrimi "Kosova është Serbi". Pikërisht për këtë ka reaguar dhe FFK ne kanalin e saj zyrtar duke i dënuar ash për këto veprime. Federata e Futbollit të Kosovës ka përdorur një gjuhë të ashpër duke i quajtur këto veprime primitivizma dhe jashtë realitetit.
Reagimi i FFK
Reagim i FFK-së mbi sloganet dhe thirrjet primitive të tifozëve në Bratislavë
Federata e Futbollit e Kosovës i dënon ashpër thirrjet dhe sloganet e paraqitura sot në ndeshjen e Europa Leagues në Bratislavë nga tifozët në ndeshjen Slovan - Feronikeli. Parullat dhe thirrjet e tilla, FFK-ja, i vlerëson si primitivizëm, të pakuptimta dhe natyrisht aspak reale. Ëndrrat e Serbisë dhe të përkrahësve të tyre si dhe mashtrimet ndaj popullatës së tyre janë shumë të dëmshme edhe për vet ato klube dhe federatat e tyre, të cilat lejojnë këso anomali nëpër stadiumet e tyre. Me këtë rast, ftojmë UEFA-në dhe FIFA-n që të marrin masa sa më rigoroze (konform rregulloreve të tyre) ndaj këtyre thirrjeve dhe sloganeve, në mënyrë që kjo të ndikojë edhe në klubet e tjera në parandalimin e sjelljeve të tilla. Njëkohësisht kërkojmë nga Federata Sllovake që të reagojë për këto slogane të porositura kundër klubit tonë kampion dhe u bëjmë me dije se jemi partnerë të barabartë në UEFA e FIFA.
Ndërkohë, përgëzojmë futbollistët e KF "Feronikeli" që përkundër thirrjeve dhe sloganeve të tilla treguan lojë burrërore dhe besojmë në suksesin e tyre të mëtejmë.
Prishtinë, 24 korrik, 2019