12 numrat e parë FALAS!

Version PDF
Na ndiqni edhe në
  • Kreu
  • Botërori 2026
  • Kombëtarja
  • Facenews
  • Vendi
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Bota
  • Gossip
  • Sportmix
Created and monetized by

Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA 4 Mars 2024, 18:23

Kosova "eksperte" e penalltive, dardanët mposhtin Shqipërinë dhe San Marinon

Shkruar nga NEWSPORT

Janë luajtur sot ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development” U16 për djem. Ky turne zhvillohet në vendin tonë nën organzimin e FSHF-së dhe marrin pjesë Kombëtaret e Shqipërisë, Kosovës, San Marinos dhe Belizes.

Shqipëria U-16 luajti sfidën e dytë në turneun “UEFA Development” ndaj Kosovës U-16. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi 2-2 dhe nga penalltitë u treguan më të saktë dardanët që triumfuan me rezultatin 3-2. Kosova shënoi dy gola, ndërsa Shqipëria në minutat e fundit barazoi ndeshjen me Amer Kthupin dhe Leon Darius Myrtajn.

Trajneri Ardi Behari hodhi në fushë këtë formacion titullar: Daniel Culi (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Fabian Nuhaj, Milan Kovaci, Alex Ramku, Ernesto Marqeshi, Serxho Vogli, Emiljano Mihana, Jordan Luan Kinnavong, Flavio Shkëmbi.

Ndeshja nisi mjaft mirë për dardanët që zhbllokuan takimin në minutën e 12-të. Shqipëria u mundua të reagonte dhe kishte disa mundësi të mira por pa sukses.

Pjesa e parë u mbyll 1-0 në favor të dardanëve, ndërsa fraksioni i dytë nisi me dy ndryshime te kuqezinjtë. Në fushën e lojës u aktivizuan Agon Bajrami dhe Leon Darius Myrtaj.

Kosova gjeti sërish rrugën e rrjetës dhe dyfishoi rezultatin në minutën e 52-të. Në anën tjetër Shqipëria pas disa minutave shumë të mira ngushtoi diferencën në të 85-ën.

Protagonisti kryesor ishte Leon Darius Myrtaj i cili avancoi brenda zonës dhe shërbeu saktë për Amer Kthupin që e dërgoi topin në rrjetë. Sërish Leon Darius Myrtaj u shfaq rrezikshëm në zonën kundërshtare dhe fitoi një 11 metërsh që e shndërroi vetë në gol duke barazuar sfidën.

Në fund takimi përfundoi në barazim me rezultatin 2-2 dhe fituesi u vendos nga penalltitë. Dardanët u treguan më të saktë dhe triumfuan me rezultatin 3-2.

Po sot në “Shtëpinë e Futbollit” u luajt takimi Belize-San Marino. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim me rezultatin 1-1. Nga gjuajtjet e penalltive fitoi Belize me rezultatin 4-2.

Ndeshjet e fundit të turneu “UEFA Development U-16” do të luhen më datë 7 mars. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet:

Ndeshjet e para (2 mars)

San Marino-Kosovë                      2-2   P(5-6)

Shqipëri-Belize                               9-0              

Ndeshjet e dyta  (4mars)

Belize-San Marino                         1-1 P(4-2)

Shqipëri-Kosovë                             2-2 P(2-3)                      

Ndeshjet e treta (7 mars)

Kosovë-Belize                             Shtëpia e Futbollit, ora 11:30

Shqipëri-San Marino                  Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Tags:

KOMBETARJA kosove shqiperi UEFA Development San Marino Kombetarja u16 belize

Galeria fotografike (
)
Poll

Lexo gjithashtu

KOMBETARJA

Europiani i 2016-tës, i paharrueshëm për Shqipërinë! FSHF risjell emocionet pas 10 vitesh përmes një dokumentari

E Enjte 16:42
KOMBETARJA

Adri Mehmeti drejt Kombëtares shqiptare?! Ndihmësi i Maran e thotë hapur: Babai i tij na ka kërkuar...

E Mërkurë 19:17
KOMBETARJA

E BUJSHME/ “Më lini të qetë!” Brajan Gruda i mbyll derën Kombëtares shqiptare, përgjigje negative edhe nga shoku i tij: S’dua as bisedë miqësore

E Mërkurë 18:08
KOMBETARJA

“Sezon i gjatë, disa lojtarë kanë ardhur në Kombëtare me pak minuta”, trajneri Maran optimist për të ardhmen: Ka ngërç psikologjik pas zhgënjimit për Botërorin, por gabimet do të rregullohen

E Shtunë 22:42
KOMBETARJA

Juljan Shehu zbulon se ku “çalon” Kombëtarja: Kemi pasur pak kohë për t’u përshtatur me skemën e trajnerit të ri

E Shtunë 22:22
KOMBETARJA

"Jam ndjerë i lumtur për ftesën, por jo me ndeshjet e humbura", Seferi tregon ndryshimin mes Maran dhe Sylvinhos: Trajneri i ri kërkon të luajë më shumë me topin

E Shtunë 22:10
KOMBETARJA

“Jam pak i lumtur dhe...”, Hysaj pas humbjes me Luksemburgun: Ta dimë që luajmë për një Komb, të japim 100%

E Shtunë 22:14
KOMBETARJA

VIDEO/ Raste pafund, por mungon efikasiteti në portë! Shqipëria i mbyll me humbje miqësoret e qershorit, mposhtet edhe nga Luksemburgu

E Shtunë 20:04
KOMBETARJA

Vendim i papritur për Armando Brojën! Maran i beson fanellën titullarit “dhuratës” së Sylvinhos, rikthehet edhe ish-sulmuesi i Laçit (FORMACIONI ZYRTAR)

E Shtunë 18:34
KOMBETARJA

Rast unik, të gjithë arbitra shqiptarë në ndeshjen e Kombëtares! Dy prej tyre në “luftë të hapur” me ish-ekipin e Nevil Dedes dhe Flamurtarin

E Shtunë 08:55
KOMBETARJA

Shqipëria dhe trajneri Maran të “etur” për fitore, kuqezinjtë presin sonte Luksemburgun në “Air Albania”

E Shtunë 08:36
KOMBETARJA

Prag-miqësorja me Luksemburgun, Kombëtarja mbyll përgatitjet në stadiumin “Air Albania”

E Premte 19:44
KOMBETARJA

Kërkon fitoren e parë me Shqipërinë, Rolando Maran “zhgradon” Berat Gjimshitin! Zbulohet kapiteni i ri (ARSYEJA)

E Premte 19:06
KOMBETARJA

“Kishim 3-4 goditje të rrezikshme, por na mungoi precizioni ndaj Izraelit”, trajneri Maran jep lajmin e keq për sulmuesin: Nuk do të luaj, shkak problemet gripale

E Premte 17:07
KOMBETARJA

“Kundër Izraelit luajtëm mirë, por jo të saktë para portës”, Hysaj optimist ndaj Luksemburgut: Jemi më agresivë, prezenca e 100-të me Kombëtaren…

E Premte 16:50
KOMBETARJA

Disfata ndaj Izraelit lë shenja, Kombëtarja shqiptare humbet pozicion në renditjen e FIFA-s

E Premte 12:52

Revista

Lajmet e fundit

BOTËRORI 2026

Barazuan 1-1 me Kongon, trajneri i Portugalisë sheh me optimizëm dhe pranon gabimin: Kundërshtari na zuri në befasi, të përmirësohemi më shumë

E Enjte 09:17
SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia e hoqi pas “fërkimit” me trajnerin Martini, mbrojtësi nuk humbet kohë dhe kalon te rivalët e Superiores

E Enjte 08:53
Zbulo më shumë artikuj

gossip

CHAMPIONS LEAGUE

Egnatia synon kualifikimin historik në Champions League, zbulohen datat! Nis “festa” te rrogozhinasit (ARSYEJA)   

E Martë 17:24
BOTËRORI 2026

Mbrojtësi i djathtë dëmtohet dhe humb Botërorin me Anglinë, trajneri Thomas Tuchel merr vendimin për Alexander-Arnold

E Martë 16:58

Newsport është agjencia mediatike e dedikuar për lajme sportive nga vendi dhe bota, analiza dhe intervista, rezultate në kohë reale, ndeshje live dhe gjithçka që kërkoni nga sporti!

Rruga Emin Duraku, Hyrja 1, Apartamenti 14
NIPT: L61808003P

Created and monetized by
  • Botërori 2026
  • Kombëtarja
  • Facenews
  • Vendi
  • Kosova
  • Maqedonia
  • Bota
  • Gossip
  • Sportmix
  • Kontakt
  • Të drejtat e përdorimit
  • Cookies
Created and monetized by