Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Korçarët në presion, Skënderbeu i frikësohet dyshes Bregu-Abazaj

Shkruar nga NEWSPORT
Korçarët në presion, Skënderbeu i frikësohet dyshes

Ditën e premte, kalendari vë përballë në javën e 17-të të Superligës Luftëtarin dhe Skënderbeun. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar përgatitjet e duhura në fazën përgatitore gjithashtu kanë kompletuar skuadrat me prurje të reja.

Edhe pse korçarët kanë arritur akordin me Dejvi Bregun dhe Kristal Abazajn, i frikësohen transfertës së të premtes. Edhe pse në takimet e tjera Skënderbeu ia ka dalë të marrë pikë në Gjirokastër këtë herë është ndryshe.

Në korçë kanë frikë dyshen Bregu-Abazaj, pasi ekziston frika që dy "xhevarirët" e Luftëtarit mund t'i bëjnë dëm Skënderbeut, gjë e cila do të ishte fatale për korçarët që në takimin e parë. Gjithçka pritet të zbulohet ditën e premte për të kuptuar nëse kjo gjë do ndodhë apo "Ujqërit e Dëborës" do të vazhdojnë të qetë drejt titullit kampion të pashqetësuar nga askush.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga