Korabi i Dibrës së Vogël ka mundur Korabin e Dibrës së Madhe me rezultatin e përgjithshëm 3-1. Loja ka qenë mjaft e luftuar në pjesën e parë, por goli në disa raste nuk ka dashur të jetë me vendësit, të cilët kanë gjuajtur shtyllën dhe traun e portës. Më pas në minutën e 37’ Peposhi fiton 11-metërsh, por Meto nga pika e bardhë e humbet, pasi portieri Mireçeloski, ish-futbollist i Bylisit në sezonin 2008-09, arriti që të kuptojë krahun dhe të presë gjuajtjen.
Në pjesën e dytë janë miqtë që kalojnë në avantazh me ish-futbollistin e Elbasanit, Brilant Syla, por që reagimi i vendësve ka ardhur po në këtë fraksion. Çela lë mbrojtjen dhe shënon gol me kokë në minutën e 77-të. Ndërsa pak minuta më vonë është Mziu që kalon në avantazh Korabin e vogël. Në fund është Jubani që i afrohet kuadratit dhe e shndërron në gol një asist që i vjen nga mesfusha.
Me shifrat 3-1 përfundon kjo ndeshje, e cila u ndoq nga afro 2000 tifozë, të cilët ishin në shkallët e stadiumit dhe që duartrokitën çdo aksion dhe çdo gol të të dy ekipeve. Sa i përket të ardhurit nga Italia, Buonxhorno, lojtari nuk bindi trajnerin dhe pjesëtarët e tjerë të stafit me paraqitjen e parë. Ndaj, u vendos që ai të kthehej sërish në vendin e origjinës.
Korapi P. Korabi D 3-1
Shënues: Çela 77’, Mziu 80’, Jubani 85’ / Syla 54’
Korabi P.: En.Prençi, Dukiç, Sheta, Nako, Çela, Meto, Kaja, Zefi, Veliaj, A.Peposhi, Kiri. Trajner:Artan Mërgjyshi
U aktivizuan: Buonxhorno, Jubani, Mziu, Zguro, Selimaj etj..