Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Korabi mes dy portierëve, gati një i huaj

Shkruar nga NEWSPORT

Merkato e Korabit ka nisur në mënyrën më të mirë. Ka afruar stafin teknik më në krye ARtan Mërgjyshin dhe ndihmësit e tij ARtion Poçion dhe Ermal Nexhipin, ndërsa do të vijojë me merkaton e lojtarëve.

[caption id="attachment_10679" align="alignleft" width="300"]Ermal Nexhipi dhe portieri Stivi Frashëri Ermal Nexhipi dhe portieri Stivi Frashëri[/caption]

Është arritur akordi verbal me malazezin Miroslav Vujadinoviç, ndërsa janë dashur plot dhjetë ditë që shtatlarti të bindet për të ardhmen. Veç tij, edhe Stivi Frashëri ka qenë alternativë për portën e Korabit, por korçari mësohet se i ka lënë shumë në pritje dibranët, të cilët duket se e kanë arritur akordin me Vujadinoviç.

Malazezi nuk është emër i panjohur në Superiore, pasi është aktivizuar me Laçin dhe Vllazninë, duke e njohur dhe kampionatin shqiptar. Ndërsa skuadra në orët në vijim do të bëjë dhe zyrtarizime të tjera, pasi flitet për lojtarë që vijnë nga radhët e Superiores.

Projekti ambicioz i drejtuesëve dibranë duket se menjëherë ka bërë për vete tregun, ku lojtarë të shumtë janë afruar në orët e fundit. Megjithatë, stafi teknik do të marrë në provë gjatë kësaj jave një numër të konsiderueshëm futbollistësh dhe më pas do të përcaktojë të ardhmen e tyre.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga