Jasir Asani duket se kërkon të jetë në “top formë” edhe për dy ndeshjet e radhës të kombëtares shqiptare kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Mëngjërashi i kuqezinjve është shndërruar në pikë kyçe për skuadrën tonë përfaqësuese. Dhe për të qenë sa më në formë, ai vijon të stërvitet intensivisht.
Madje edhe në ditët kur trajneri ka dhënë pushim, sulmuesi anësor ka zgjedhur të qëndrojë në palestër të mbyllur. E këtë fakt, ai e ka ndarë me ndjekësit e vet në rrjetet sociale.
Kujtojmë që Shqipëria do të luajë dy ndeshje kundër Moldavisë në transfertë dhe Ishujve Faroe në “Air Albania” për të kurorëzuar me sukses ciklin e nisur nga trajneri Sylvinho. Ekipi ynë ndodhet në vendin e parë me 13 pikë në Grupin E.
[caption id="attachment_710497" align="alignnone" width="585"] Jasir Asani, lojtar i Kombëtares[/caption]