
Marrëveshja është arritur dhe ky ishte sezoni që i mbushi mendjen drejtuesve madrilenë. Vinicius Junior do jetë i Realit me kontratën e lidhur deri në vitin 2026. 4 vite më shumë për yllin që shënoi golin e vetëm të finales kundër Liverpool.
Gjithçka është e vendosur 100% dhe zyrtarizimi do bëhet në korrik. Braziliani do ketë pagë të njëjtë me lojtarët që paguhen më mirë në botë. Klauzola për prishjen e kontratës do jetë 1 bilion euro, gjë që nuk ndodh për herë të parë në kontratat e “Los Blancos”.
21- vjeçari ja doli të shpërthejë këtë sezon me Carlo Ancelottin në krye, duke dëshmuar aftësitë e tij. Kontrata aktuale është e vlefshme deri në vitin 2024, megjithë madrilenët po mendojnë për të ardhmen dhe nuk duan të rrezikojnë ta humbin me parametra zero.