
UEFA mblodhi sot në Amsterdam të Hollandës në kongresin e saj nr.44, 55 federatat e kontinentit europian. Ky kongres u fokusua te ndryshimet strukturore dhe projektet në zhvillim të futbollit. Kongresi i 44-t i futbollit europian mori disa vendime të rëndësishme:
-Aprovimin e raportit të UEFA-s, për edicionin 2018/19
-Pasqyrat financiare të sezonit 2018/19 dhe aprovimi i buxhetit të edicionit
2020/21.
-Rainer Koch (Gjermani) është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFAs,
me një mandat 1-vjecar.
-Noël Le Graët është zgjedhur në këshillin e FIFA-s, me një mandat 3-vjeçar.
-Ndryshimet statutore do të hyjnë në fuqi më 1 korrik 2020.
-Kongresi i radhës së UEFA-s do të zhvillohet në Minsk, Bjellorusi më 2 mars
2021.
Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua në këtë kongres nga një delegacion i kryesuar nga Presidenti Armand Duka i cili gjithashtu ndodhet në kongres edhe në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s por edhe si Nën/Kryetar i Komitetit HatTrick.
Delegacioni i Federatës së Futbollit i kryesuar nga Presidenti Duka dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, do të marrë pjesë sonte në mbrëmje edhe në ceremoninë e shorteut të Ligës së Kombeve (UEFA Nations League), ku kombëtarja kuqezi do të njohë kundërshtarët në këtë kompeticion. Në këtë shorte, Shqipëria bën pjesë në ligën C dhe ndodhet në vazon e parë sëbashku me Greqinë, Malin e zi dhe Gjeorgjinë.