
Trajneri i Salzburgut, Oskar Garsia, dhe kapiteni i ekipit, Xhonatan Soriano, kanë dalë dje para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp para takimit të Champions League ndaj Partizanit. Të dy përfaqësuesit e klubit austriak kanë shprehur respektin e tyre për Partizanin, por kanë folur në një zë dhe shumë qartë kur kanë kërkuar fitoren edhe në takimin e dytë.
"Kundërshtarin tani e njohim më mirë. Luan shumë fort në mbrojtje dhe është i rrëzikshëm në kundërsulme. Ndeshjet ndaj ekipeve të tilla nuk janë aspak të lehta", ka thënë trajneri Garsia.
"Do të jetë e vështirë pasi siç e pamë edhe në Shqipëri, Partizani mbyllet shumë mirë në mbrojtje, megjithatë ne do të kërkojmë të shënojmë shpejt një gol që thuajse do të na siguronte minimalisht grupet e Europa League", ka thënë kapiteni Soriano.