
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka marrë vendimin për apelimin e bërë nga dy lojtarët e Shënkollit, Ded Bushi dhe Donald Kaçorri. Dyshja u dënuan për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe u pezulluan me 3 ndeshje moslojë.
Pas 2 ndeshjeve të shlyera, dënimi i dy futbollistëve do të konvertohet në gjobë dhe lojtarët do të jenë të gatshëm për sfidën e rradhës në kampionat, të hënën në orën 13:30 përballë Valbonës.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 03.11.2023
- Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Ded Bushi në bazë të nenit 75 të KDE.
- Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Donald Kacorri në bazë të nenit 75 të KDE.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Poll