Platforma "Supersport", e cila vepron në Kategorinë Superiore duke transmetuar direkt të gjitha ndeshjet, normalisht që është më e ndjekura kur ka aktivitet elita e futbollit shqiptar. Edhe personazhet që komentojnë, apo transmetojnë këto sfida janë bërë personazhe të njohur për të gjithë, por tashmë për publikun zbulojnë edhe fansat e tyre, apo quajtur ndryshe pasardhësit e tyre.
Gjergji Xharo, i cili ka qenë sot në takimin Laçi - Partizani, pak minuta pas sfidës ka postuar në instagram fotografinë ku i biri e sheh nga ekrani, ndërsa ai shkruan këtë dixhiturë: "Shoku im gjithnjë më shikon mua".
[caption id="attachment_44851" align="aligncenter" width="939"] Faksimile e postimit të Gjergji Xharos në "instagram"[/caption]