
Fotomontazh/ Kuvendi i Shqipërisë, Endrit Shabani, Pjerin Ndreu dhe Adriatik Lapaj
Përplasja mes Adriatik Lapajt dhe Endrit Shabanit për një mandat deputeti, ka qenë kryefjala politike ditëve të fundit. Mosmarrëveshjet midis “Shqipëria Bëhet” dhe “Nisma Thurje” kanë nxitur reagim të gjerë.
Ndërkohë që njëri prej tyre që ka reaguar, ka qenë edhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu. Socialisti ironizon partitë e vogla, duke i krahasuar me futbollistët që e nisin karrierën si talente, e më pas përfundojnë pa ekip.
“Këto partitë e vogla u frynë si puna e futbollistëve të Kombëtares, që nisen si talente të mëdhenj dhe përfundojnë rrugëve tu kërku ekip! Imagjino të kishin në dorë qeverinë sikur thanë! Ajo e Berishës me molotov kundër Lulit do na dukej lule”, shkruan Pjerin Ndreu.
Poll