
Nga Adriatik Dosti
Shqipëria është mundur nga Skocia 2-0, ndërsa Kosova ka fituar me Ishujt Faroe 2-0. Dhe ka ndodhur kështu, sepse Kosova ka në krye një trajner zviceran si Challande, pa shumë fjalë e që kërkon e punon për ekipin e për rezultatet e sukseset e tij. Dhe po i arrin. Ndërsa Shqipëria ka në krye një italian llapaqen e gjuhë -gjatë, që më shumë merret me të gjithë e aspak me atë punë që i është besuar e për të cilën paguhet, me Kombëtaren e Shqipërisë, të cilën po e shpërfytyron nga ndeshja në ndeshje dhe po e çon nga humbja në humbje. Njëherë merret me Nishanin dhe e hedh në gjyq pse i prishi imazhin e pse i tha sharlatan; njëherë tjeter shan e fyen me arrogancë të gjithë njerëzit e futbollit shqiptar, pse e kritikuan për tre humbjet radhazi e për mënyrën skandaloze të lojës së kombëtares sonë; herën tjetër ofendon lojtarët e Kosovës; e më pas fryhet si Gjeli në pleh pas një fitoreje me një Izrael të cofun. E nxjerr shpatën për të prerë kokat e kritikëve dhe kundërshtarëve të tij, pastaj merret jo po kush e thirri e jo po kush nuk e dha lajmin për grumbullimin e Kaçes. Jo po pse s'kaluam nga terminali VIP etj, etj...pra merret me gjithçka e nuk merret me atë për të cilën edhe paguhet, me Kombëtaren e Shqipërisë. Dhe fute njëherë e mirë në mendje se je ti që ja ke prishur e po ja prish imazhin pozitiv që kishte Shqipërisë dhe nuk është as Shqiperia e as Nishani që po të prishin imazhin ty. Eksperimente e aventura të rrezikshme e aspak profesionale si kjo me Skocinë brenda një ndeshje e variante shterpë taktike pa fund që e çoroditen ekipin në atë fare feje saqë askush nuk e dinte ku luante, pse luante e çfarë duhej të bënte.
Nuk e di se për çfarë arsyeje e me çfare llogjike Panucci e prishi boshtin e mesfushes Xhaka- Memushaj - Basha dhe përse i besoi Ndoit pa përvojë në një takim të tillë delikat. Çfarë doje të bëje ti o Panucci me ndërrimet e bëra dhe çfarë përmirësuan ato në ekip. Si mund ta mundje Skocinë ti brenda në Skoci me aq shumë ujë që fuste kjo kombëtare pothuajse në çdo repart të saj, me aq shumë gabime në pasime, me aq pasiguri në mbajtjen e topit, me aq shumë faulla të panevojshem e shpesh edhe të rrezikshëm në hyrje të zonës sonë, me atë sulm amorf e sporadik, etj, etj. Si mund të bësh ti deklarata të tilla aguridhe që nuk guxon ti bëjë asnjë lloj trajneri profesionist në botë, vetem e vetëm pse arrite të fitosh minimalisht e brenda ne fushën tënde me nje Izrael të ngordhur, duke sulmuar, fyer e ofenduar gjithkënd që të kish kritikuar me të drejtë më parë për paraqitjet skandaloze në disa takime radhazi ku pothuajse e degjenerove fare Kombëtaren shqiptare. Si ato ndaj Norvegjisë, Kosovës e Ukrainës. Si mund të fitoje ti me Skocinë me atë ekip krejtësisht të çoroditur e me lojtarë krejt të pasigurtë për atë ç'ka duhej të bënin e se si duhej e ku duhej të luanin aq më shumë që krye-çoroditësi e fajtori kryesor i kësaj humbje je ti më shumë se askush tjetër. Si mund të deklarosh ti që kundërshtari është i plagosur dhe ne vemë atje t'i japim goditjen e fundit; nuk jam i kënaqur as me barazimin dhe jam i sigurte që në Gllazgowu do fitojmë; se ekipi është në formë të shkëlqyer; se ky e ai janë kështu e ashtu e do bëjnë këtë e atë, etj, etj, broçkulla të kësaj natyre... Si mund të lësh ti në stol një lojtar si Basha me kaq shumë përvojë e që di të ketë sigurinë e qetësine e duhur për ndeshje të tilla e që ka aq shumë eksperiencë apo qoftë idenë edhe Agollin; apo të mos aktivizosh fjala vjen nje lojtar tipik luftarak ndaj kundërshtarëve të kësaj natyre si Andi Lila; e ti besosh atyre që nuk bënë absolutisht asgjë në fushë si Ndoj, Gavazaj, Prenga e Manaj....për të mos vazhduar me mungesat në aktivizim të Mavrajt apo qofte edhe të Kaçes..që gjithësesi kanë përvojën e duhur për ndeshje të këtij niveli. Me nje sulm amorf e sporadik jo për 90 minuta por as per 90 ditë ti o Panucci nuk mund ti shënoje dot gol Skocisë, e jo me ta mundje atë, apo qoftë edhe ti rrëmbeje edhe një barazim të vlefshëm.
Nëse ne pjesen e parë na shpëtoi shtylla, në të dytën as Zoti e aq më pak ti ne krye të pankinës tonë nuk mund të na shpëtonit dot kurrësesi për atë mënyrë loje skandaloze që po aplikonim e që po zhvillonim. Golin e parë ja dhuruam vetë kundërshtarit me Gjimshitin në të 47', ndërsa në të dytin kur shënoi në të 68' Naismith, gabuan pothuajse të tërë, mbrojtësa e Strakosha bashkë me ta. E pafalshme për Balajn humbja e atij rasti fatal të minutës së '50, ç'ka mund te sillte nje rrjedhë krejt tjetër të ndeshjes.
Nuk e di çfarë mendojnë sot ata në krye të FSHF e të futbollit shqiptar, gjithë ata trajnerë e specialistë futbolli, gjithë ajo mori e pafund e medias apo edhe vete lojtarët e kombëtares pas gjithë këtyre dështimeve të njëpasnjëshme e pse jo edhe të turpshme tek kanë në krye një llafazan tipik italian, një arrogant, fjalaman e pordhac si Christian Panucci..të cilit i kanë besuar me kaq mendjelehtësi Kombëtaren e Shqipërisë. Jo se ne jemi ndonje Kombëtare e madhe e Europës së futbollit fantastik. Por gjithësesi edhe për këtë lloj paraqitje e për të qenë në këtë fare derexheje, jam mëse i sigurtë që nuk e meritojmë kurrësesi të jemi. Dhe për këtë duhet fajësuar pikërisht ai që parapëlqen të fajësojë të tjerët, trajneri arrogant e llafazan Panucci, e askush tjetër përpara tij. Ai që kur fiton meritat komplet kërkon t'ja atribuoje vetëm vetes së tij, e kur dështon fshihet e kërkon t'ju a hedhë fajin të tjerëve.
Kjo Shqipëri e tij është një dështim total, fut ujë kudo, është e thyeshme lehtësisht, nuk luan kërrkund futboll, nuk ka bosht ekipi, nuk ka një kapiten ekipi të njëjtë në dy ndeshje radhazi, nuk ka një variant të qëndrueshëm taktik, nuk ka fytyrën e lojës tipike të saj, bën aventura dhe eksperimente pa fund e pa bukë, ndaj dhe ndajeni mendjen: me Panuccin do vazhdojmë kështu me brekë nëpër këmbë e me turp, apo sa nuk ështe vonë të gjejmë njeriun e duhur e profesionist, njeriun e punës e të rezultateve dhe jo të arrogancës, fjalëve e pordhëve si ky italian llafazan që kemi fatkeqësisht ende në krye. Sa nuk është ende vonë, vendosni sot ju që e keni në dorë futbollin tonë kombëtar, ndryshe nesër do të jetë më shumë se vonë, dhe kjo lloj Kombëtareje do të katandiset keq e me keq.