Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

OPINION

KOMENT/ Flamurtari, ndoshta më mirë që ndodhi kështu...

Shkruar nga NEWSPORT
KOMENT/ Flamurtari, ndoshta më mirë që ndodhi kështu...

Nga Gerti Çarçani

Natyrisht që dalja e Flamurtarit një kategori më poshtë së poshtmes nuk është një lajm i mirë. Sepse në fund të fundit largohet akoma më dhe shtyhen kohët e rikthimit në elitë të një marke të rëndë të futbollit. Por, kjo është gara.

Një fund i "tmerrshëm" bën shumë më mirë se sa një "tmerr" pafund. Pasi në çdo ekuacion të mundshëm, edhe qëndrimi në Kategori i Flamurtarit, s'do jepte asnjë shpresë që dikush aty poshtë në Lungomare do ta rruante për markën. I referohem pushtetit dhe biznesit.

Kjo klithma e madhe për "vdekjen" e Flamurtarit nuk bën shumë lajm. Sepse përveçse shumë emra të tjerë BIG kanë rënë, tashmë i takon Flamurtarit. Edhe pse një kategori më poshtë se poshtmes.

Kohët e lavdisë së Shëptim Gjikës, në vitet e skuadrës kompetitive dhe zë më vete në Superiore, mbase nuk vijnë më. Por, më mirë që ndodhi kështu që dikush apo shumëkush aty në qytetin e bukur bregdetar, revoltën ta konvertojë në energji llogari-kërkuese për ç'ka ngjau.

Një Flamurtar nuk do të jetë disa vite në Superiore (minimalisht dy, maksimalisht nuk e di) por kuja e vënë sot për zbritjen, nuk është hata. Edhe nëse qëndronte, askush nuk premtonte asgjë.

E gjithë familja vlonjate e futbollit, ajo aktuale dhe ajo që bëri histori nuk mund të demoralizohet në ekstrem. Tashmë kanë në duar të kërkojnë shumë përgjigje për shumë PSE të cilat e çuan këtë klub në minimumin jetik të ekzistencës sportive.

Vlonjatët, edhe atyre që nuk e gëlltisin mirë duhet t'i thonë një FALEMINDERIT VËLLA me shumë zë dhe shumë ton, ish-kryetarit Shpëtim Gjika, i cili në atë kohë me manovrat e tij të çmendura mbante lart stekën e një klubi të rëndë, mbante të paprekur imazhin dhe kapitalin historik të futbollit të një qyteti.

Ra edhe TIRANA, edhe PARTIZANI, edhe VLLAZNIA... edhe Vlora. Kjo e fundit tashmë ka në dorë të ankorojë në molin e Superiores anijen e saj. Por, me dellin dhe agresivitetin lab sportiv, dhe jo me ping-pongun qesharak të deritanishëm nga Bashkia e deri te biznesi.

Tags:

OPINION

Poll

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga