
Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë dy teste miqësore në muajin mars. Të parën kundër Kilit në Itali dhe të dytën ndaj Suedisë në tokën e këtyre të fundit.
Kuqezinjtë janë me moralin lart, pas kualifikimit të arritur nëntorin e kaluar në Euro2024. Kombëtarja ka thuajse 1 vit pa humbje. Më 27 mars, djemtë e drejtuar nga Sylvinho pësonin humbje minimale 1 me 0 në Poloni, ndeshja që hapi fushatën e kualifikueseve të Europianit.
Prej atëherë, situata ndryshoi. Në 8 takime të luajtuara, 5 janë fituar dhe 3 kanë përfunduar barazim. 1 prej ndeshjeve të fituara ishte miqësorja me Bullgarinë. Gjatë takimeve të luajtura janë shënuar 14 gola dhe janë pësuar vetëm 3 gola.
Jo vetëm Kili dhe Suedia, por dhe përfaqësuese të tjera me emër do e kishin frikë Shqipërinë aktualisht. Dhe pse vetëm teste miqësore, lojtarët shqiptarë pritet të tregojnë veten sërish para trajnerit Sylvinho.
Ndeshjet që nga humbja me Poloninë(1-0):
Shqipëri 2-0 Moldavi
Ishujt Faroe 1-3 Shqipëri
Republika Çeke 1-1 Shqipëri
Shqipëria 2-0 Poloni
Shqipëri 3-0 Republika Çeke
Shqipëri 2-0 Bullgari
Moldavi 1-1 Shqipëri
Shqipëri 0-0 Ishujt Faroe