
Kombëtarja shqiptare ka mbyllu sot përgatitjet për ndeshjen me Moldavinë që do të luhet ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania“ në kuadër të kualifikuesve të Euro 2024. Prej ditësh skuadra po vijon përgatitjet nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe ditën është zhvilluar edhe seanca e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes.
Fitorja është detyrim por kuqezinjtë duhet të tregojnë edhe karakter teksa pritet një formacion sulmues nga braziliani. Interesi nga ana e tifozëve për të parë nga afër këtë ndeshjë është shum i lartë. Sfida e ditës së nesërme ka thyer rekordin e derbit të fundit mes Tiranës dhe Partizanit ku u shitën 18 mijë bileta.
Sipas burimeve që Newsport.al ka siguruar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit deri më tani janë shitur plot 18100 bileta. Ky numër pritet të rritet deri nesër përpara fillimit të ndeshjes ku me shumë mundësi do të kemi “sold-out”.