
Kombëtarja shqiptare rikthehet të luaj të luajë për kualifikueset e EURO 2024, që do të zhvillohet në Gjermani. Pas disfatës në ndeshjën e parë ndaj Polonisë, kuqezinjtë rikthehen të luajnë sërish këtë herë ndaj Moldavisë. Sfida do të luhet me datë “17 qershor në Air Albania” dhe tashmë biletat kan filluar të shiten me shifra të larta.
Pak ditë më parë FSHF-ja njoftoi se kanë dalë në shitje biletat e përballjes dhe pikat ku mund të blihën janë biletaria te stadiumi “Air Albania” dhe “Selman Stërmasi”. Sot kur jemi ende një muaj përpara ndeshjes janë shitur mbi një mijë bileta siç raportohet nga burimet e Federatës. Trajneri Sylvinho kërkon të përsëris historinë e De Biazit, për të arritur në fazën e grupeve.