
Jurgen Klopp është përfolur këto kohët e fundit për një kalim të mundshëm të kombëtarja Gjermane. Kjo e fundit është pa një timonieri që pas shkarkimit të Hansi Flick dhe Federata kërkon një zëvendësues për Europianin e 2024.
Në lidhje me këto zëra ka folur vetë Klopp, i cili doli në konfererencën për shtyp në prag të sfidës me LASK në Europa League. Timonieri gjerman nuk la shumë vend për imagjinatën, ndërsa theksoi se momentalisht është i fokusuar te Liverpool dhe zemra e tij rreh për “The Reds”.
“Unë jam i përkushtuar në besnikërinë ndaj Liverpoolit. Zemra ime është këtu në Liverpool. Nuk mund t’i harrosh sikur të ishin asgjë 8 vitet e fundit këtu. Unë firmosa një kontratë këtu dhe mesa mbaj mend nuk isha i lidhur apo detyruar kur e firmosa, por ishte vendimi im i qartë”, ka deklaruar Klopp.