Kombëtarja fillon mbledh “pjesët”, një tjetër legjionar pranë rikthimit
Shkruar nga NEWSPORT
Mungesat ishin problemi kryesor i Kombëtares shqiptar në ndeshjen e fundit ndaj Polonisë. Nga mbrojtja deri në sulm kishte emra të rëndësishëm të cilët nuk mundën të ishin pjesë e ekipit të parë të Sylvinhos. Kastriot Dermaku ishte një prej tyre.
Mbrojtësi shqiptari i Lecces në Serie A ka pësuar një dëmtim të rëndë vitin e shkuar nga ku nuk ka mundur të rikuperohet plotësisht. U rikthye para disa muajsh në fushë por doli përsëri brenda ndeshjes i dëmtuar.
Së fundmi, Lecce ka zbuluar gjendjen e shtatlartit shqiptar. Me një postim në Tëitter, klubi italian tregon se Dermaku po vazhdon punën e personalizuar për rikuperim dhe rikthimi i tij pritet të vij së shpejti.