
Me anë të një postimi në rrjtet sociale, presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka përkujtuar një nga emrat më të mëdhenj të poezisë shqiptare, Gjokë Becin. Poeti mirditor nuk jeton më, teksa ditën e djeshme do të festonte 85-vjetorin e lindjes.
Beci ishte një nga poetet më të famshëm në trojet shqiptare. Ai shkroi shumë tekste këngësh, ndër të cilat ishte edhe ajo e “Rrjedh në këngë e ligjërimë”, e cila ishte edhe kolona zanore që shoqëroi Kombëtaren shqiptare gjatë Euro 2024.
Në përkujtim të përvjetori të poetit mirditor, Armand Duka e lartëson Gjokë Becin duke mos kursyer elozhet për të.
“Ditën e djeshme duhet të festonte 85-vjetorin i madhi artist Gjok Beci, poeti që lartësoi poezinë shqipe dhe që ne në Federatën Shqiptare të Futbollit këngën e shkruar prej tij "Rrjedh në këngë e ligjërime" kënduar nga e madhja, artistja Vaçe Zela, e zgjodhëm si këngën shoqëruese të kombëtares shqiptare në Euro2024.
Kolosëve të tillë, që lartësojnë emrin Shqipëri, përherë u kujtojmë ditëlindjet nëpërmjet veprës së papërsëritshme që na kanë lënë”, shkruan presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
View this post on Instagram