Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kolegët surprizojnë me një pikturë Defrim Methasanin, gazetari i njohur sportiv i përlotur për vajzën e tij Luna

Shkruar nga NEWSPORT
Kolegët surprizojnë me një pikturë Defrim Methasanin,

Defrim Methasani është surprizuar nga kolegët e tij teksa ka marrë një pikturë të vajzës së tij Luna Methasani. Kjo e fundit, prej 6 muajsh, është duke u kuruar në një spital të Berlinit në Gjermani.

Pikërisht këtë moment emocionues, ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, teksa edhe lotët nuk kanë munguar. Në postimin e bërë në Facebook, Methasani shkruante:

“Post veprimtarisë shumë emocionuese :"Rikthim në fëmijëri" realizuar me shumë sukses në Shkolla Ajet Ndreu në Sllovë të Dibrës, një dhuratë surprizë më përloti dhe më la pa fjalë... Kolegu dhe miku im i mirë Isuf Myrtaj, kish realizuar mjeshtërisht me një piktor, një vepër artistike dedikuar vajzës sime Luna D. Methasani e cila prej gjashtë muajsh ndodhet për kurim në Berlin të Gjermanisë.

Mu duk se piktura ishte fletë-dalja nga spitali dhe rikthimi i saj në shtëpi. Shumë falenderime Isuf ty për idenë, mendimin dhe gjestin, piktorit duar artë për punën e bukur, por dhe miqve gazetarë Bashkim Tufa, Rrok Preçi, Moisi Dalipaj, Altin Sulce, Eno Skarço dhe Jonuz Hallaci, që erdhët nga Tirana dhe ishit të pranishëm në ish shkollën ku unë mësova dhe mora të parën dashuri për njerëzit dhe vendin, duke dashur ti rikthej respektin dhe mirënjohjen time...!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga