
Kur Barcelona dhe Real Madrid janë në kërkim të lojtarëve tuaj, ata zakonisht marrin atë që duan. Si Liverpool dhe Man United e dinë shumë mirë. Tifozët e Liverpul nuk duhet të shqetësohen pasi e ardhmja e Philippe Coutinho në Anfield duket e sigurt tani për tani, por objektivi në fjalë është 20-vjeçari, mesfushori anglez Cameron Brannagan. Sipas “Mirror Football” si Barca dhe Reali kanë vëzhguar Brannagan sezonin e kaluar dhe janë të impresionuar nga ajo që ata kanë parë. Brannagan bëri nëntë paraqitje me e Liverpul-in sezonin e fundit, duke debutuar për herë të parë në Europa League. “Galaktikët” besohet të jenë të gatshëm për të bërë një ofertë me vlerë gati 6million paund për anglezin që bën pjesë në radhët e kombëtares angleze U-21.