Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat”, Dalipi flet për çështjen financiare te Korabi: Nuk jemi paguar nga FSHF-ja, Bashkia na ka dhënë garanci

Shkruar nga NEWSPORT
“Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat”, Dalipi

Skuadrat shqiptare janë rikthyer në fushë gjatë kësaj jave. Në një intervistë për “Syri TV”, ka folur specialisti dhe trajneri i Korabit, Klevis Dalipi. Në fjalën e tij ai u shpreh se kjo ndalesë e kampionatit mund të sjellë edhe probleme dëmtimeshe te lojtarët. Gjithashtu Dalipi preku edhe krizën financiare që klubet shqiptare kanë gjatë kësaj periudhe pandemie.

Stërvitja – Në kohën që flasim, të gjitha skuadrat kanë problem përgatitjen fizike. Ajo që na shqetëson si teknikë, është se lojtarët vijnë nga një periudhë e gjatë ndërprerjeje. Dihet që nuk është njëlloj stërvitja si në fushë, apo në kushte shtëpie.

Kujdesi më i madh i yni është të kemi sa më pak probleme me dëmtimet. Jemi munduar që me programet që u japim lojtarëve, të jemi të kujdesshëm, pasi ata vijnë nga ndërprerja. Pauza e gjatë krijon probleme muskulare te lojtarët, dhe për këtë arsye jemi munduar të jemi të kujdesshëm, duke e filluar me stërvitje të lehtë dhe gradualisht të vijë në rritje. Koha e gjatë e pauzës i ka penalizuar skuadrat.

Kriza financiare – Kjo periudhë ka qenë problematike, ku Federata iu është përgjigjur klubeve që janë private. Ne jemi 100% të bashkisë dhe deri në këto momente kemi qenë në rregull dhe nuk besoj se do të kemi probleme. Bashkia na ka siguruar të ardhura financiare të sigurta.

Poll

Lexo gjithashtu