
Lecce – Milan do të jetë një nga sfidat e javës tjetër të Serie A, e cila do të luhet më 11 nëntor në orën 15:00 dhe do të jetë e fundit para pauzës së Kombëtareve. Një vendin i klubit të Ramadanit ka çmendur tifozët e ekipit mik.
Curva Sud dhe tifozët rossonere, përveç se duhet të bëjnë një udhëtim të gjatë nga veriu i Italisë deri në jug në Lecce, duhet të paguajnë edhe biletën më të shtrenjtë në Itali si transfertë. Ekipi i Lecce ka vendosur që bileta për tifozët e Milan të kushtojë 60€. Në këtë mënyrë vendosin në dyshim tifozët rossonere për të mbështetur ekipin në jug.
Ndërkohë këto janë cmimet e ndeshjeve të tjera nga Lecce në kampionat:
Lecce-Parma 13€
Lecce-Torino 19€
Lecce-Sassuolo 19€
Lecce-Napoli 25€
Lecce-Genoa 19€
Lecce-Salernitana 19€
Lecce-Lazio 19€
Lecce-Como 13€
E rradhes: LECCE-MILAN 60€
Tifozët kanë protestuar, por Lecce i ka injoruar ditën e djeshme dhe të sotme.