Përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen zyrtare të klubit në Facebook, klubi i kuq ka zyrtarizuar vendimin se Partizani B nuk do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin e ri.
Partizani sqaron arsyet e këtij vendimit të befasishëm, duke u shprehur se drejtuesit e klubit kanë marrë në konsideratë organikën e lojtarëve të afruar, fazat përgatitore të zhvilluara, terrenet e licencuara sportive në dispozicion dhe më pas është arritur në konkluzion se niveli i konkurrimit të ekipit Partizani B në kampionatin kombëtar të Kategorisë së Parë për sezonin aktual nuk do të ishte në lartësinë e duhur.
[gallery columns="1" size="full" ids="38549"]
Poll
