Ish- trajneri i Kukësit Klodian Duro përmes një postimi në Facebook ka synuar tiu japë fund polemikave për largimin e tij nga klubi verilindor. Ai ka falenderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen që i shanë në gjashtë muajit e qndrimit në krye të klubit. Ai thotë që ka arritur objektivat për të cilat është kontaktuar në fillim nga presidenti Gjici ,kualifikimin e Kukësit në Europa Leauge dhe fitimin e trofeut të Kupës së Shqipërisë.
‘’Përshëndes të gjithë tifozët e Kukësit dhe i falenderoj për mbështetjen dhe vlerësimin ndaj meje dhe me shumë respekt dua ti informoj përse nuk vazhdoj të jem trajner i Kukësit.
Jam afruar tek klubi i Kukësit për ta drejtuar këtë ekip i bindur dhe me besim tek aftësitë e mia dhe me objektivin e vetëm të siguronim kualifikimin në Europë përmes kampionatit dhe fitimin e trofeut te Kupës së Shqipërisë, objektivat e vetme që kishin mbetur për tu arritur nga nisja jo e mirë e sezonit.
Falenderoj presidentin Gjici për besimin që më dha për të drejtuar FK.KUKËSI por edhe mirkuptimin e treguar gjatë gjithë edicionit që u mbyll me sukses pasi çdo vendim në fushë dhe përgjegjësi e kisha vetem unë si trajner. Që në ditën e parë që u bëra pjesë e klubit si trajner i FK.KUKËSI nuk kam kërkuar e as kam marrë asgjë financiarisht, por vetëm kam punuar që të realizoja objektivat që klubi kishte vendosur në fillim të sezonit por që ishin shumë të vështira për tu arritur.
Në fund pasi arritëm vendin e tretë e siguruam pjesmarrjen në Europa League dhe fitimin e Kupës se Shqipërisë, duke fituar luftën ndaj të gjithë rivalëve tanë, vlerësimi ndaj meje ishte minimal por edhe për ketë përsëri e falenderoj presidentin edhe për çfarë mu ofrua për më tej për sezonin e ri.
Për realizimin e objektivave madhore dhe vazhdimësi në suksese të mëtejshme fitimin e trofeve dhe kalimin e tureve dhe hyrjen në grupet e Europa League çdokush që punon ne klub duke filluar nga drejtori i përgjithshëm, drejtori sportiv, shefi e menaxheri i klubit dhe stafi teknik duhet të jene në shërbim të trajnerit dhe futbollistëve dhe jo e kundërta.
Në këto kushte me keqardhje për gjithë lodhjen e punën e bërë këto 6 muaj si trajner nuk mund të vazhdoja të isha pjesë e klubit.
Për objektivat që arritëm dhe fitimin për herë të parë në historinë e klubit të Kupës së Shqipërisë, falenderoj presidentin për besimin dhe mbështetjen, futbollistët që dhanë gjithçka nga vetja dhe profesionalizmin që treguan dhe të gjithë tifozët kuksianë për besimin dhe përkrahjen drejt suksesit.
Tashmë të gjithë ju jeni pjesë e pandareë e imja. FORCA KUKËS’’, mbyll postimin e tij Duro.