Klodian Duro ka bërë një postim në rrjetet sociale ku duket se ka ndezur edhe një herë debatin për trajnerët shqiptarë. Tashmë në postin e timonierit te Lushnja, ish-mesfushori elbasanas ka postuar një foto me trajnerin e Vëllaznimit, Ismet Munishin.
Këtë të fundit e konsideron si një ndër më të mirët, ku sigurisht i bën vendin që meriton edhe Ilir Dajës. Në Instagramin e vet, ai shkruan:
"Mjeshtra të futbollit kosovar. Si po ju duken këta trajnerët e futbollit nga Shqipëria? Ismet Munishi ti nuk je mjeshtër, ti je baba. Ilir Daja, ok".
Ky postim i Duros me siguri shkon për Tahir Batatinën që ishte kundër emërimit të trajnerëve shqiptarë në Kosovë.
[caption id="attachment_662212" align="alignnone" width="456"] Klodian Duro[/caption]