Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Klauzola/ Casillas nuk ndalet, rinovon kontratën me Porton

Shkruar nga NEWSPORT
Klauzola/ Casillas nuk ndalet, rinovon kontratën me Porton

Pas një karriere të suksesshme te Reali i Madridit, Iker Casillas është gati të shkruaj historinë edhe te Porto.

Portieri spanjoll ka arritur që të ndihmojë skuadrën e tij për tu kualifikuar në çerekfinalen e kompeticionit më të rëndësishëm për klube, UEFA Champions League.

Dhe për këtë fakt, në mediat portugeze raportohet se skuadra portugeze është e gatshme për t'i rinovojë kontratën 37 vjeçarit edhe për një sezon tjetër. Gjithsesi, sipas "Record", mes Casillas dhe klubit ka pasur një klauzolë, ku thuhej se spanjolli duhet të aktivizohet në më shumë se 30 takime për të përfituar kontratë të re.

Deri në këtë pikë të sezonit, Casillas ka arritur të bëj 34 paraqitje dhe është i gatshëm që të qëndrojë për një sezon të pestë në Portugali.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga